Gazetari Gjokë Dukaj tregon se çfarë tha Abazoviq para komisionit parlamentar kur u intervistua për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në KiE

Aktuale

Gazetari Gjokë Dukaj tregon se çfarë tha Abazoviq para komisionit parlamentar kur u intervistua për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në KiE

Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:53
Gjokë Dukaj

Gjatë ditës, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është intervistuar në komisionin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi.

Ai është dashur të jepte arsyetime se përse Mali i Zi e ka përkrahur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe natyrisht që kërkesa për intervistimin e tij vinte nga partitë pro serbe atje.

Gazetari Gjokë Dukaj, tha se paraqitja e Abzoviqit në këtë intervistim ka qenë ashtu siç i takon një kreut të ekzekutivit që të mbrojë orientimin e Malit të Zi për politkë të jashtme.

“Ai me një fjali e ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi. Ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, tregon gazetari Gjokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat