KQZ mblidhet sot, pritet certifikimi i rezultateve për kuvendin komunal në Leposaviq

Aktuale

KQZ mblidhet sot, pritet certifikimi i rezultateve për kuvendin komunal në Leposaviq

Më: 4 maj 2023 Në ora: 07:12
KQZ

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje nga ora 10:30.

Në rend të ditës është edhe certifikimi i rezultateve, për zgjedhjet e parakohshme për kuvendin Komunal në Leposaviq.

Kujtojmë se më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet për kuvende komunale në Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.

Image
Njoftimi

Kujtojmë, këto zgjedhje u bojkotuan nga Lista Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat