Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka propozuar që Mërgim Lushtaku të zëvndësohet nga anëtari i komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, si zëvendëskryesues i këtij komisioni.
Ky propozim i PDK-së, u miratua nga shumica e deputetëve të Kuvendit.
“Si PDK propozojmë në komisionin për Administratë, nënkryetar është Mërgim Lushtaku, ndërsa ne propozojmë që të zëvendësohet me anëtarin Isak Shabani që ai të bëhet zëvendëskryesues”, u shpreh Tahiri.
Ai nuk ka shpjeguar arsyet e këtij zëvendësimi të deputetit Lushtaku nga deputeti tjetër Shabani.