Çmimet e naftës në tregjet botërore, e si rrjedhojë edhe në Kosovë, po shkojnë drejt normalizimit.
Aktualisht çmimet e naftës në vendin tonë kanë rënë në nivelin e pesë viteve më parë. Kështu ka thënë Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
“Çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha Berjani.
Ai thotë se si rrjedhojë, edhe çmimet e produkteve të tjera duhet të bien.
Kreu i naftëtarëve tregoi edhe çmimet momentale të derivateve në regjion. Ai thotë se në Kosovë janë çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila ku dizelli është për 10 cent më i lirë për shkak të akcizës më të ulët.
Kosovë
Dizelli 1.23 €/ lit
Benzina 1.30 €/lit
Shqipëri
Dizel 1.59 €/lit
Benzina 1.60 €/
Serbi
Dizell 1.57 €/Lit
Benzin 1.59 €/lit
Mali i Zi
Dizel 1.41 €/lit
Benzina 1.58 €/lit
Bosnje
Dizel 1.27 €/lit
Benzina 1.27 €/lit
Maqedonia Veriore
Dizel 1.15 €/lit
Benzina 1.31 €/lit
Sllovenia
Dizelli 1.56 cent
Benzina 1.55 cent
Kroacia
Dizelli 1.57 cent
Benzina 1.58 cent