Tahiri kritikon Muratin

Aktuale

Tahiri kritikon Muratin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:52
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se qasja e shumicës së Vetëvendosjes në Kuvend, po e dëmton konsesusin politik dhe funksionimin e punës për votimet e ligjeve të rëndësishme në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Ai tha se të hyrat vetanake duhet t’i kthehen komunave dhe më këtë qasje mund të cojnë në bllokadë Kuvendin.

“Ne sot po trajtojmë një çështje të rëndësishme që lidhet me fushën e arsimit. A jeni duke e pa se çka është duke bë ministri i financave? A e kemi mbështet një amandament për ndryshimin e ligjit të buxhetit i cili fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor.

Me të vetmin qëllim, e ai qëllim ka qenë qe të hyrat vetanake komunave t’i kthehen. Ky ka qenë qëllimi, për këtë kemi votu, për këtë ka votu edhe Lëvizja Vetëvendosje. Pra po ju them që edhe fëmija në djep e din këtë qëllim që të hyrat vetanake të shkojnë në komunë.Tjetra, a jeni duke e pa se kjo qasje është duke e dëmtuar në esencë koncensusin politik për marrëveshje ndërkombëtare edhe për ligje të tjera” shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat