Agjencia për Informim dhe Privatësi përmes një komunikate ka njoftuar se i ka larguar kamerat ilegale të vendosura në Komunën e Shtërpcës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Nga AIP-ja kanë thënë se do t’i trajtojnë të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës.
Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës”, thuhet në komunikatën e tyre.