Drejtori i instituti Epik, Demush Shasha, është shprehur i shqetësuar me ngjarjen tragjike që ka ndodhur dje në Beograd, ku një nxënës në shkollë ka vrarë disa fëmijë të tjerë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur drojën e tij se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Prishtinë.
Sipas tij, fenomeni i bullizimit nëpër shkolla k krijua një mjedis të pashëndetshëm për fëmijët.
“Arsyeja përse nuk mund të ndalem së menduari për shuarjen e tetë fëmijëve në Beograd, është sepse jam i frikësuar për fëmijët këtu në Prishtinë. Kjo çfarë ka ndodhur në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë. Koha e kufizuar që prindërit shpenzojnë me fëmijët dhe bullizmi në shkolla kanë krijuar një mjedis të pashëndetshëm për fëmijët. Në kohën e teknologjisë, të rrjeteve sociale dhe telefonave mobilë na duhet më shumë kohë, vëmendje, dashuri për fëmijët”, ka shkruar Shasha.