Durim Jasharaj nga shoqëria civile ka vlerësuar se Serbia është e interesuar vetëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e jo për marrëveshjen finale.
Ai tha se kryeministr Albin Kurti deri më tani nuk ka shkelë asnjë prej pikave të marrëveshjes, as aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit e as planin bazë.
Jasharaj tha se Serbia është ajo që po e minon procesin e dialogut me Kosovën.
“Edhe votimi kundër aplikimi të Kosovës në OKB dhe bojkotimi i zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, janë vetëm dëshmi për mosinteresimin e Serbisë për ta çuar përpara procesin e dialogut. Serbia ka thënë vazhdimisht që gjëja kryesore që e determinon marrëvshjen me Kosovën, është Asociacioni. Bashkësia ndërkombëtare, duhet me garantu që të gjitha pikatv e marrëvshjes të zbatohen.”, tha Jasharaj.