Rrustemi: Kemi nevojë për kryeprokuror të ndershëm, jo ta mbrojë korrupsionin

Aktuale

Rrustemi: Kemi nevojë për kryeprokuror të ndershëm, jo ta mbrojë korrupsionin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:36
Adnan Rrustemi

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në diskutim e sipër për temën e kryeprokurorit, ka thënë se deklarata e Albin Kurtit, për Blerim Isufajn është keqinterpretuar.

Ai ka thënë se VV-së, nuk i nevojitet një kryeprokuror i “dëshirueshëm” për ta.

“Nuk i duhet VV-së, një kryeprokuror që është i dëshirueshëm për ne. Ka lexim të gabueshëm, ka thënë kryeministri që nuk duhet të bëhet dikush përkundër vullnetit tonë”, ka thënë ai.

Rrustemi u shpreh se Kosovës, i nevojitet një kryeprokuror i ndershëm dhe jo një që e mbron korrupsionin. Me gjithë insistimin e penalistëve të tjerë, që ta thotë nëse Isufaj e ka mbrojtur korrupsionin, Rrustemi nuk u përgjigj, por tha se deklarata e tij është e përgjithshme.

“Duhet të kemi atribute, duhet të jetë i paanshëm, i ndershëm, s’kemi nevojë për kryeprokur, për t’i mbrojtë veprat penale të korrupsionit të bëra në Kosovë”, tha ai.

Deputeti i VV-së, tha se në të kaluarën janë ndërtuar aktakuza të dobëta për korrupsion, me qëllim që të humbeshin rastet në proceset gjyqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat