Edhe ministrja Haxhiu merr pjesë në ndezjen e qirinjve për serbët e vrarë në Beograd

Aktuale

Edhe ministrja Haxhiu merr pjesë në ndezjen e qirinjve për serbët e vrarë në Beograd

Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:21
Albulena Haxhiu

Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të 8 nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd, të cilët u vranë të mërkurën, me armë zjarri nga një nxënës i mitur.

Homazhet u bënë në hapje të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, ndërsa atyre iu bashkua dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Të mërkurën, një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje përpara se të arrestohej.

Në këtë ngjarje që ka tronditur Serbinë, janë plagosur edhe 6 nxënës dhe një mësuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat