Xhevat Dajaku, vëllai ish-truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajaku, që u vra pas luftës ka reaguar pasi mbrëmë në Kosovë janë ndezur qirinj për në nderim të 8 nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd, të cilët u vranë të mërkurën, me armë zjarri nga një nxënës i mitur.
Dajaku thotë se, nuk është njerëzore e as humane që të kalohen mijëra gropa të mbyllura siç shprehet ai, të fëmijëve të vrarë e të masakruar të shqiptarëve dhe me iu ndez qirinj e me iu dërgua ngushëllime serbëve.
“Serbët janë, vdekja, dhuna, përdhunimi, gjenocidi, përzenja, masakra, asgjësimi i qenies tonë!”, shkruan ndër tjera ai.

Më poshtë postimi i plotë:
Nuk është njerëzore e as humane me kalu mbi mijëra gropa të pa mbyllura duke pritur eshtrat e fëmijëve tu të vrarë, e të masakruar, e të zhdukur me dhunë, me urdhër të kishës e akademisë së një shteti modern e me iu ndez qirinj, e me iu dërgu ngushëllime, por as me u zgërdhi e me u dukë të lumtur!....
Serbët janë, vdekja, dhuna, përdhunimi, gjenocidi, përzenja, masakra, asgjësimi i qenies tonë!
Nganjëherë them a janë shqiptarë a çka janë paria e jonë???!!!!!😢