Drizan Shala tha se marrëveshja e nënshkruar mes Kurtit dhe Vuçiç për të pagjeturit do dëmtojë gjyqin për ish-krerët e UÇK-së.
Eksperti i sigurisë tha se qeveria e Kosovës nuk ka një strategji të qartë dhe nuk po e kupton se si vendimet e saj po ndikojnë në arritjen e institucionalizimit të Kosovës.
“Interesa dhe tendenca e Beogradit, është se Gjykata e Hagës nuk ka më subjektivitet apo substancë për ta trajtuar çështjen. kështu me këtë element, marrëveshja e 2 majit është detaji i fundit i cili de facto do e ngarkojë komplet gjykatën ndërkombëtarë e cila është formuar për të kërkuar drejtësi për personat e vrarë gjatë dhe pas luftës, për motive politike e me radhë.
Qeveria e Kosovës nuk ka një strategji të qartë për të dalë nga ky problem e duke mos patur aspektin se si po ndikojnë vendimet e saj në arritjen e institucionalizimit të Kosovës”,-tha Drizan Shala.