Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.
E në regjistra, figuron edhe deklarimi i pasurisë nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Kurti njihet si një nga politikanët që bën një jetë modeste, ku nuk shquhet për të ardhura të larta financiare, krahasuar me ish-udhëheqësit e mëparshëm, transmeton “Bota sot”.
Kurti ka deklaruar se në bankë ka të kursime vetëm 119,50 €, kurse bashkëshortja e tij ka 10 mijë euro.
Krahas kësaj, kryeministri ka bërë të ditur, se paguan 250 euro qira mujore për shtëpi/banesë.
Ndërsa, të ardhurat vjetore i ka vetëm nga paga e kryeministrit, ku në vlerë totale gjatë një viti merr 16,647.69 €
Deklarimi i pasurisë së kryeministrit Albin Kurti:


