Faruk Mujka i Lëvizjes Vetëvendosje në dhjetor të vitit që lam pasë, u zgjodh kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”. Në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2022, shihet se i njëjti qëndron goxha mirë financiarisht.
Mujka ka treguar se i ka tri banesa, një prej tyre në pronësi të bashkëshortes, dhe ka blerë edhe një shtëpi.
Tri banesat e Mujkës kapin shifrën e 135 mijë eurove, ndërkaq, shtëpia i kushton hiç më pak se 200 mijë euro.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/06/auto_11683353326.png)
Si pasuri të luajtshme ai ka treguar një veturë Volsëagen, në pronësi të bashkëshortes. Kjo, kushton katër mijë euro.
Të ardhura vjetore, Mujka ka dhënë mbi 2 mijë euro nga pozita në Ibër Lepenc, mëditje mbbi tre mijë euro dhe një pagë neto nga Ministria e Financave prej 300 euro.
Ndërkaq, ai ka deklaruar edhe 7 mijë e 500 euro të hyra vjetore të bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, Mujka ka qenë edhe kryetar i degës së LVV-së në Mitrovicë dhe nënkryetar i Komunës.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/06/auto_21683353329.png)
LVV-ja e kishte “nënshkruar dokumentin aplikues” për ta bërë Mujkën pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sidoqoftë, ai ishte tërhequr nga kjo garë, duke e arsyetuar këtë me “rritjen e VV-së dhe nevojën për krijimin e hapësirave për forcat e reja që po i bashkëngjiten partisë”.