Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në mesin e tyre është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Deputeti Pacolli njihet si një nga deputetët me të ardhurat më të mëdha financiare, pasi është edhe një biznesmen shumë i suksesshëm, ku zotëron aksione të shumta në disa shoqëri tregtare.
Në AKK, Pacolli ka deklaruar 61 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 52 parcela të tokës, 5 lokale, 1 objekt afarist, 2 banesa dhe 1 shtëpi. Vlera e këtyre arrin shifra milionëshe, transmeton “Bota sot”.
Kurse, si pasuri të luajtshme, kreu i AKR-së ka deklaruar 7 vetura, të cilat e pritshmë që kapin shifra marramendëse.
Pasuria e deklaruar e Pacollit:






