Vjosa Osmani bashkë me Prindon Sadriun në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles

Aktuale

Vjosa Osmani bashkë me Prindon Sadriun në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:29
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Ka qenë bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, ai që ka publikuar fotografi nga ceremonia.

Ndryshe, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, e cila do të kurorëzohet si mbretëreshë, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.

Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – do të jetë vetëm ceremonia e dytë e tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.

Image
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.

Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat