Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve publik për vitin 2022.
Pasuria është deklaruar edhe nga shefat e grupeve parlamentare.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se para të gatshme ka mbi 4 mijë euro.
Kurse, ka njoftuar se ka dy banesa në vlerë prej 200 mijë euro, si dhe një shtëpi në vlerë 65 mijë euro.
Kusari – Lila ka njoftuar se ka edhe një veturë të tipit Mercedes Benz, që ka çmimin 9 mijë euro.