Pasuria e ministrit Armend Mehaj: Shtëpi në vlerë 500 mijë euro, para në bankë dhe kredi për të shlyer

Aktuale

Pasuria e ministrit Armend Mehaj: Shtëpi në vlerë 500 mijë euro, para në bankë dhe kredi për të shlyer

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:43
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Mehaj në emër të tij ka deklaruar një shtëpi në vlerë 500 mijë euro, kurse në emër të prindërve një shtëpi në vlerë 120 mijë euro, një shtëpi tjetër në vlerë 100 mijë euro, dhe dy banesa poashtu në emër të prindërve, njëra në vlerë 50 mijë euro, kurse tjetra në vlerë 37 mijë euro.

Para të gatshme të ruajtura në bankë ka deklaruar 8 mijë e 900 euro dhe disa të tjera krone norvegjeze.

Ministri Mehaj ka deklaruar se ka edhe detyrime financiare, para që ka marrë për blerjen e shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat