Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka deklaruar pasurinë e tij.
Si shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, edhe Tahiri ka dalur super i pasur.
Pasuria e tij është milionëshe.
Pas publikimit të pasurisë, atij po i kërkohet që të tregojë se si u bë milioner.
Është analisti politik, profesori Binak Maxharraj që po kërkon një gjë të tillë.
Reagimi i plotë:
KY SHKËRDHAQI I PDK-SË LE TE TREGOJË SI U BË MILIONER.
Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, e ka deklaruar pasurinë e tij.
Sipas formularit të zbardhur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ai ka dy shtëpi që i kushtojnë mbi gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë prej gjysmë milioni euro dhe një njësi banimi me 250 lokale afariste që ka vlerën e 400 mijë eurove.
I njëjti ka deklaruar se në bankë ka rreth 10 mijë euro të gatshme.
Ai ka deklaruar se merr rreth 15 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qera nga objekti afarist.
Ky njeri kontravers i PDK-së me pozita të ndryshme dobipruëse në PDK dhe në qeveritë e Klanit Pronto sa zgërdhihet dhe shan me nënë e babë, e me rob shpie këdo që mbërrin e sidomos haptas në Paralemtin e Kosovës eshtë mirë të tregojë se kah e mori gjithë këtë pasuri milionëshe me djersë duke sharë e piskatë në Parlament, apo duke e vjedhë dhe plaçkitë shtetin si të gjithë të tjerët në partinë e tij.