“S’kemi arsye ta dëgjojmë më” - Kurti flet për shkarkimin e ekipit menaxhues të Asociacionit dhe takimin me Vuçiqin

Aktuale

“S’kemi arsye ta dëgjojmë më” - Kurti flet për shkarkimin e ekipit menaxhues të Asociacionit dhe takimin me Vuçiqin

Më: 7 maj 2023 Në ora: 07:39 Përditësuar në ora: 14:35 më 07.05.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

Konferenca për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës, Qeveria jep detaje

Sot po mbahet konferenca gjithëditore për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës, një bashkëorganizim ky i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, në të cilën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç.

Duke shprehur kënaqësinë që ishte sot në këtë ngjarje, në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se Qeveria jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizionit të Fondit Sovran, duke besuar që një nismë e këtillë do rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura, e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë.

Projektligji së fundmi ka kaluar edhe konsultimet publike, dhe është një hap më afër miratimit të tij dhe drejt kurorëzimit të idesë që ka nisur me koncept dokumentin mbi Fondin Sovran të udhëhequr nga profesor Besnik Pula gjatë vitit të kaluar.

Ndërmarrjet tona publike, do bëhen pjesë integrale e Fondit, në qëllim të mundësisë për rritje të investimeve të nevojshme për zhvillim ekonomik, tha kryeministri Kurti, teksa theksoi se ato gjatë qeverisjes sonë tashmë janë ringjallur dhe kthyer në shërbim të qytetarëve

“Kemi fuqizuar bordet e ndërmarrjeve publike me profesionistë nga sektori privat. Përmes tyre jemi siguruar që kontratat e dëmshme, keqpërdorimet e korrupsioni të mos zënë vend në ndërmarrjet qendrore. Këto ndërmarrje kanë siguruar profit prej 94 milionë euro gjatë këtij viti, në krahasim me 3 milionë humbje para mandatit tonë qeverisës. Telekomi ka siguruar profit e fitore në arbitrazh ndërkombëtar, duke rritur edhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët pas investimit të qeverisë në këtë ndërmarrje në vlerë prej 20 milionë euro kredi. Trepça ka rritur të hyrat nga 15 milionë në 22 milionë euro dhe për herë të parë që nga paslufta ka shënuar profit. Tani këto ndërmarrje do bëhen pjesë funksionale e Fondit”, u shpreh ai në fjalën e tij.

Ai po ashtu foli edhe për Korporatën Energjetike të Kosovës për të cilën u shpreh se përkundër sfidave në realizimin e investimeve kapitale, KEK gjatë këtij viti të shkuar pra 2022 ka realizuar planin e prodhimit në masën 97.6%, duke prodhuar 5,680 GWh, ka eksportuar 581 GWh në vlerë totale 117 milionë euro, ka ulur shpenzimet operative dhe ka realizuar mbi 20 milionë euro investime kapitale.

Në epokën e globalizimit, shpejtësia me të cilin inovacioni kalon kufirin përmes ndërrimit të kapitalit dhe ideve është i paprecedentë. Për të rritur përqindjen e suksesit e për të ulur rrisqet, qeveritë përgjegjëse duhet ta bëjnë globalizimin të tillë që ai të punojë për qytetarët, dhe pikërisht këtë e bën Fondi Sovran, u theksoi ndër të tjerash kryeministri Kurti.

Ai falënderoi fondacionin Friedrich Ebert Stiftung për organizimin e Konferencës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe u dëshiroi mirëseardhje të gjithë mysafirëve të pranishëm që vinin nga Britania e Madhe, Greqia dhe Sllovenia.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari z. Schlee,

E nderuara znj. Pllana,

I nderuari z. Ashmore, z. Dimitriadis, znj. Debelak,

I nderuari profesor Pula,

I nderuar zv.ministër Mjeku,

E nderuara deputetja Statovci,

I nderuari zv/ambasador gjerman Conrad,

Kam kënaqësinë që të jem sot me juve në këtë Konferencë. Uroj që kjo të jetë vetëm njëra ndër të tjera që do trajtojnë këtë temë të rëndësishme. Do të doja të falënderoj z. Schlee dhe fondacionin Friedrich Ebert Stiftung për organizimin e Konferencës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe dëshiroj mirëseardhje për të gjithë mysafirët tanë nga Britania e Madhe, Greqia e Sllovenia që sot janë me ne. Mirë se vini.

Sot do flasim për themelimin e fondit sovran. Tani kur projektligji ka kaluar konsultimet publike, jemi një hap më afër drejt miratimit të tij e, me këtë, të kurorëzimit të idesë që ka nisur me koncept dokumentin mbi Fondin Sovran të udhëhequr nga profesor Besnik Pula gjatë vitit të kaluar.

Qeveria jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni, duke besuar që një nismë e këtillë do rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura, e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë. Të gjitha këto, pra me qëllim të një transformimi makroekonomik, të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta, përmes dispozitave ligjore të parashikueshme.

Jetojmë në një epokë të globalizimit dhe ky nuk është procesi që duhet ndalur. Shpejtësia me të cilin inovacioni kalon kufirin përmes ndërrimit të kapitalit dhe ideve është i paprecedentë. Globalizimi i këtillë sjell me vete perspektivën e përmirësimit të jetës së qytetarëve. Mirëpo, për të rritur përqindjen e suksesit e për të ulur rrisqet, qeveritë përgjegjëse duhet ta bëjnë globalizimin të tillë që ai të punojë për qytetarët. Këtë pikërisht e bën Fondi Sovran.

Ndërmarrjet tona publike, do bëhen pjesë integrale e Fondit, në qëllim të mundësisë për rritje të investimeve të nevojshme për zhvillim ekonomik. Gjatë qeverisjes tonë dy vjeçare, kemi shënuar rezultate signifikante në ekonomi.

Kemi fuqizuar bordet e ndërmarrjeve publike me profesionistë nga sektori privat. Përmes tyre jemi siguruar që kontratat e dëmshme, keqpërdorimet e korrupsioni të mos zënë vend në ndërmarrjet qendrore. Ndërmarrjet janë ringjallur e kthyer në shërbim të qytetarëve. Këto ndërmarrje kanë siguruar profit prej 94 milionë euro gjatë këtij viti, në krahasim me 3 milionë humbje para mandatit tonë qeverisës. Telekomi ka siguruar profit e fitore në arbitrazh ndërkombëtar, duke rritur edhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët pas investimit të qeverisë në këtë ndërmarrje në vlerë prej 20 milionë euro kredi. Trepça ka rritur të hyrat nga 15 milionë në 22 milionë euro dhe për herë të parë që nga paslufta ka shënuar profit. Tani këto ndërmarrje do bëhen pjesë funksionale e Fondit.

Përkundër sfidave në realizimin e investimeve kapitale, KEK gjatë këtij viti të shkuar pra 2022 ka realizuar planin e prodhimit në masën 97.6%, duke prodhuar 5,680 GWh. Ka bërë eksportin e 581 GWh-ve në vlerë totale 117 milionë euro, ka ulur shpenzimet operative dhe ka realizuar mbi 20 milionë euro investime kapitale. Me realizimin e këtyre investimeve krijohen kushtet për realizimin e projektit të Elektrofiltrave dhe pajisjeve për uljen e emetimeve të oksideve të sulfurit dhe azotit (DeNOX) nga viti tjetër me grant të Bashkimit Evropian në vlerë prej 77 milionë euro.

Krahas fuqizimit të ndërmarrjeve publike, kemi punuar në rritjen ekonomike e cila ka një mesatare prej 7 për qind në dy vitet e fundit, më e madhja ndonjëherë që nga paslufta. Kemi rritur eksportet për 83.6 për qind e 47.6 për qind investime të huaja direkte. Trendin e këtillë vazhdojmë me 25 mijë vende të reja pune të krijuara, numër ky që po rritet çdo ditë përmes platformës së re Superpuna. Kemi rregulluar pagat në sektorin publik e kemi shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, duke u rritur për 22 vende sipas Transparency International. Luftën kundër korrupsionit e vazhdojmë me strategjinë kundër korrupsionit që do hartohet këtë vit e me agjendë të pasur legjislative që shënon ndryshim rrënjësor në luftim të korrupsionit përmes themelimit të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Investime të huaja direkte dhe eksporte po sjellim në Zyren e Kryeministrit përmes themelimit të agjencisë së re profesionale, me kuadro të pasura me përvojë në institucione të brendshme e ndërkombëtare, profesionistë ligjorë e të ekonomisë që do të tërheqin investime në bazë të politikave të mirëfillta zhvillimore.

Të gjitha këto nisma e komplementojnë atë të Fondit Sovran, si mjeti institucional i investimeve që do veprojë në tregje ndërkombëtare financiare, të zotëruar, menaxhuar e kontrolluar nga një qeveri e përgjegjshme e nga një sovran i përgatitur e i gatshëm për ndryshimet pozitive që na presin.

Përfundon konferenca për lansimin e Fondit Sovran

Me dy grupet punuese është mbajtur sot konferenca e Fondit Sovran, ku u tregua se çka është bërë deri tash për institucionin i cili është afër krijimit.

Ngjarja është organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Fondacioni Friedrich Ebert, ku morën pjesë edhe shumë ekspertë vendorë e të huaj.

Kryeministri Albin Kurti tregoi se ndërmarrjet publike si Trepça do të kalojnë nën menaxhimin e këtij fondi, derisa përmendi edhe të mirat që sjell ai sipas tij.

Për funksionimin e Fondit Sovran, foli edhe koordinatorja e tij, Rrezarta Pllana, e cila tha se ai do të jetë institucion zhvillimor që ndër të tjera do të menaxhojë asetet shtetërore.

Pas fjalës së panelistëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje.

Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kurti tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetit i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kurti thotë se ekipi menaxhues për Asociacionin e kreu funksionin e vet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ekipin menaxhues, i cili ka propozuar draft-statutin për Asociacionin.

Kurti tha se ky ekip menaxhues e ka kryer funksionin e vet dhe se krejt çka pati për të thënë i tha më 2 maj në Bruksel. Andaj, sipas tij, lirimi nga detyra i këtij ekipi është proces i natyrshëm dhe i logjikshëm.

“Ekipi menaxhues e ka kryer funksionin e tij, s’kemi arsye ta dëgjojmë më, krejt çka pati për të thënë i tha më 2 maj në Bruksel. I ka përfunudar puna dhe lirimi nga detyra është proces i natyrshëm dhe i logjikshëm”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se ky draft-statut i është prezantuar në Bruksel më 2 maj, duke shtuar se nuk ka qenë i kënaqur me atë që iu prezantua, pasi tha se shihej një dëshirë e madhe e tyre për të krijuar një Republika Srpska në Kosovë, gjë që, sipas Kurtit, nuk do ta lejojnë.

“Me durim e vëmendje e dëgjuam ekipin menaxhues dhe ka qenë kërkesë e partnerëve tanë evropiane e amerikanë që ne ta dëgjojmë prezantimin që do të bëjë ekipi menaxhues. Nuk kemi qenë të kënaqur me faktin që ky ekip menaxxhues nuk e takoi së pari ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, i cili vjen nga një komunitet joshumicë, përkundër që ky i kishte bërë ftesë atyre më 18 prill. Shkuam në Bruksel e dëgjuam prezantimin e draft-statusit, ishin dy zonja nga katër anëtarë, që e prezantuan thelbin  dhe na përcollën pastaj në 6-7 nene, pas një pauze 10-15 minutash e pamë që në ato nene bëhej fjalë për një dëshirë të madhe për një Republika Srpska në Ksoovë, andaj me të filluar bisedat në vijim e thamë që shprehim mospajtimin tonë fundamental me këtë draft-statut”, u shpreh Kurti.

Ai tha se menjëherë pas kësaj, ai e dha një propozim se si do të duhej të rregullohej neni shtatë, që flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, brenda idesë së marrëveshjes kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtje të komuniteteve jo shumicë dhe nenin 10 për të gjitha marrëveshjet e mëhershme.

Kurti tha se për këtë propozim të tij ndërmjetësit nuk dhanë ndonjë vlerësim, ndërkaq pala serbe nuk e mori as për ta lexuar.

Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serb s’pranoi ta marrë as për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, e kemi lexuar propozimin dhe e kemi dhënë vlerësimin tonë, ndërkaq ne nuk patën vlerësim”, u shpreh ai.

Ai tha se neni shtatë është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicën serbe. Sipas tij, një model të tillë për Kroacinë e ka pranuar Serbia, andaj tha se nuk do të kishte arsye pse të mos e pranonte edhe për Kosovën.

Kurti: Jemi afër themelimit të Fondit Sovran

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran.

Kurti theksoi se gjatë qeverisjes dy vjeçare kanë shënuar rezultate si në ekonomi, kanë punuar në luftën kundër kurropsionit e po ashtu tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.

Në konferencën e Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Kurti përmendi edhe ndërmarrjet kryesore që do t’i barten këtij fondi.

“Qeveria jonë qëndron prapa vizionit duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim ekonomik, krijim të profitit për shtetin mes investimeve të mençura, e me gjenerim për gjeneratat e ardhshme. Të gjitha këto me qëllim të krijimit makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, tha Kurti.

Ndërkaq, René Schlee, drejtor ekzekutiv i "Friedrich Ebert Stiftung" u shpreh se krijimi i Fondit Sovran do të jetë një hap domëthënës për Kosovën.

"Ne gjithmonë besojmë shume se ky do të jetë një hap domthenes për shtetin e Kosovës dhe të krijojë një lloj rrjeti ekonomik të zhvillimit të qëndrueshëm. Besojmë se do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e Kosovës dhe për një shoqëri të drejtë. Për këtë arsyeje jemi mbledhur dhe i kemi kushtuar vëmendje, kam kënaqesinë se themelemi i këtoj fondi është bashkëpunim i frytshëm", tha Schlee.

Sot mbahet konferenca për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës

Sot në orën 11 do të mbahet konferenca e lansimit të Fondit Sovran të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, do të jetë edhe kryemisnitri Albin Kurti, i cili do të jetë folës kyç në këtë konferencë.

Konferenca, e cila do të zhvillohet në hotelin “Emerald”, ka të bëjë me prezantimin e reformës më të madhe ekonomike në Kosovë në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore.

Thonë po ashtu se që nga viti 2021, “dy grupe pune ekspertësh janë përfshirë në këtë proces të rëndësishëm të reformës ekonomike dhe legjislative, të përfunduar me një projektligj përfundimtar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat