Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër

Aktuale

Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër

Më: 7 maj 2023 Në ora: 13:52
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kurti tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetit i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri.

Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”
, ka thënë Kurti para gazetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat