Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar njërin prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini.
Sipas Haradinaj, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Postimi i plotë
Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha - Komandant Drini.
Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!