Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.
Lajmi është konfirmuar nga ana e avokatit të Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.
Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.
Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua javë më parë nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.