Ditë më parë, në Bruksel u mbajt takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Temë kryesore në bisedimet Kurti-Vuçiq, po del të jetë propozimi franko-gjerman, për të cilën të dyja palët janë pajtuar, por që ende nuk e kanë nënshkruar në formë të marrëveshjes.
E për këtë ka reaguar, gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha.
Ai ka kritikuar ashpër Perëndimin për qasjen ndaj Kosovës dhe presionit për të bërë kompromis me Serbinë.
Maralusha u shpreh se rezultatet e çdo kompromisi me Serbinë do të ishin fatale për Kosovën dhe do ta dëmtonin atë.
Kësisoj, ai kishte edhe një thirrje për kryeministrin Kurti:
“Albin mos e prano dokumenton franko-gjerman, mos i beso fjalëve të ëmbla të Lajçakut, Borellit e Escobarit, asnjëri nuk ia do të mirën Kosovës (shqiptarëve)”, shkroi ndër të tjera Maralusha në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Perëndimi (minus Anglia), janë betuar se janë në anën e Serbisë sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd. Të njëjtit janë duke bërë presion ‘çeliku’ që shqiptarët duhet ta bëjnë një kompromis me Serbinë edhe pse janë të vetëdijshëm se shqiptarët janë viktima sa i përket situatës që sot ekziston. (Ne shqiptarët, historikisht kemi qenë viktima, sot jem viktima dhe ne të ardhmen do jemi viktima në qoftë se e pranojmë dokumentin franko-gjerman).
Sa i përket dialogut shqiptaro-serb, filozofi francez, Bernard Henri LeVY deklaroi se ndërmjet një viktime dhe agresorit, viktima gjithmonë do të dal në anën humbëse.
Kemi shumë shembuj në histori që ky postim i imi është i vërtet: Chamberlain i Anglisë bëri kompromise me Hitlerin gjerman (1938) dhe e dijmë epilogun, gjermanët e sulmuan Çekinë.
Në konferencën e Jaltës (1943), Perëndimi bëri kompromis me Stalinin, kompromisi dha rezultate, është i dijshëm rezultati: ja dhanë gjysmën e Evropës Stalinit.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kosovën nëse e pranojmë një kompromis me serbët.
“Albin mos e prano dokumenton franko-gjerman, mos i beso fjalëve të ëmbla të Lajçakut, Borellit e Escobarit, asnjëri nuk ia do të mirën Kosovës (shqiptarëve).
50 vite ka që jam duke punuar në këtë subjekt, më beson se i di/kuptoj këto punë/manovra më mirë se çdo person që sot merr frymë në këtë botë.
Dhe ja një shembull aktual që i ndodhi politikanëve shqiptarë: Kur forcat e NATO-së i dëbuan serbët nga Kosova, francezët e bën një kompromis me Hashim Thaçin. I thanë Thaçit, prano (na lejo) që veriu i Kosovës të jetë sektor francez e në kemi me të mbrojt çdo kund, në çdo vend dhe gjithmonë. E çka ndodhi? Francezët ishin të parët që votuan që Thaçi të dënohet për krimet të kurdisura në Beograd.