Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përkujtuar Komandant Drinin në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kujtimi për Komandant Drinin është i përhershëm.
”Dora argate e armikut, arriti që ta privoi nga jeta Komandant Drinin, mirëpo jo dhe përjetësinë e tij, jo dhe misionin e tij; Kosovën e lirë dhe të pavarur”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Postimi i plotë i tij:
23 vjet nga vrasja e Komandant Drinit!
Dora argate e armikut, arriti që ta privoi nga jeta Komandant Drinin, mirëpo jo dhe përjetësinë e tij, jo dhe misionin e tij; Kosovën e lirë dhe të pavarur.
I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!
E përhershme do të jetë kërkesa për zbardhjen e vrasjes së tij, në mënyrë që organizatorët dhe ekzekutorët ta marrin dënimin e merituar.