Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës dhe se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.
Ai në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, shtoi se nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet që ta luftojë korrupsionin.
“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mikë me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mërqinja e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madhe këtu në Kosovë. Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”, tha ai.
“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha Sobotka.