Haradinaj takon ambasadorin e ri turk në Kosovë, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin e ri turk në Kosovë, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese

Më: 8 maj 2023 Në ora: 15:29
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovës, Sabri Tunç Angılı.

Haradinaj ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe solidariteti i shprehur nga Kosova për ndihmë popullit turk pas termetit shkatërrues, është dëshmi për marrëdhëniet e sinqerta.

“Prita në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.Duke e uruar z. Angılı për detyrën e re, vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve tona. Solidariteti i shprehur i Kosovës dhe gatishmëria për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues të cilin e përjetuan, është dëshmi për marrëdhëniet tona të sinqerta që kemi si dy shtete mike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar Ambasadorin dhe shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën veçmas për pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës.

“Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese, siç ishte rasti së fundmi në pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës por edhe në procese tjera integruese që na presin”, ka përfunduar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat