Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër, është takuar edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Osmani tregoi se me të ka diskutuar për hapat e rëndësishëm në dialog dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, shkroi presidentja Osmani në Twitter.
Presidentja ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Charlsit III si mbret.