45-vjeçari Mentor Berisha ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Bajicë të Istogut.
Vetaksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, derisa zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë detaje për rastin.
“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bajicë. Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërgu për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/08/auto_342866685_1273576126576623_1551168629529070054_n1683582880.jpg)
Policët kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptu që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion”, tha Gashi.