Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ndërprehet dialogu me Serbinë.
Sipas saj, shkak për këtë mund të bëhet një kërkesë e ndërkombëtare për themelim të një Asociacioni një-etnik.
Kryeziu-Hyseni ka thënë se partia që ajo përfaqëson dhe kryeministri Kurti në veçanti, nuk do të pranojnë asnjë Bashkësi të tillë.
“Nëse edhe ata (BE-ja) kërkojnë që të themelojmë diçka që bie ndesh me Kushtetutën, nuk e di si mund të dialogohet. Edhe kryeparlamentari [Glauk Konjufca] sot e tha shumë mirë që ne fundja edhe do të tërhiqemi fare nga procesi sepse në asnjë mënyrë, LVV-ja dhe kryeministri Kurti nuk do të pranojë të themelojë një Asociacion me bazë një etnie”, shtoi ajo.