Injorimi i të gjitha ligjeve, krijimi i mundësive ligjore që të tejkalohen ligje përmes një ligji, të kalohet Kushtetuteta përmes një ligji, unë e konsideroj se është e rezikshme. Kështu deklaroi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Këtë deklaratë Bajrami e bëri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ku po diskutonte mbi Projektligjin për Themelimin e Fondit Sovran.
Sipas saj, politikat ekonomike të Qeverisë dhe sistemet e tilla janë sisteme të dështuara.
“Të ju them të drejtën mendësia për t’u kthyer në diçka që gjithçka komandohet prej një personi, një partie politike, ose një qeverie, një pushteti dhe është komplet në bazë të pëlqimeve, konsideroj që është komplet e rrezikshme për vendin tonë sepse politikat e tilla ekonomike dhe sistemet e tilla tashmë janë provuar në vende të ndryshme një të tillë deri diku e kemi pasur edhe ne. Dhe janë sisteme të cilat kanë dështuar, shtetëzimi i gjithçkafës dhe injorimi i të gjitha ligjeve, krijimi i mundësive ligjore që me tejkalu Ligje përmes një Ligji, me e kalu Kushetetutën përmes një Ligji, unë e konsideroj se është e rezikshme”, tha ajo.
Teksa shtoi se “është tepër interesante sepse nuk mund të ketë një ligj ombrellë. Ligjet në fakt nuk mund të mbivendosen mbi njëra tjetrën”.
Ndryshe sot edhe deputeti i të njejtit subjekt politik, Avdullah Hoti ka deklaruar seProjekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.
Madje ai vendimet e dy viteve të kaluara të Qeverisë Kurti i cilësoi si tipike të sistemeve komuniste.
Kurse në mbledhjen e 133-të të Qeverisë ishte miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023. Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti ishte shtuar Projektligji për Fondin Sovran”.
Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, është publikuar në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut ku ndër tjerash thuhet se ky Fondi do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.