Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu i ka reaguar Sadri Ramabajës pasi ky i fundit i kishte thënë gazetarit Parim Ollurit ta lëjë humorin katundaresk për Odat e Drenicës.
Deliu krahasoi këtë gjuhë të Ramabajës me propagandën zyrtare të Beogradit që sipas saj ka përdorur për të fyer Drenicën.
“Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes i paska cilësuar odat e Drenicës si katundareske. Na paskan humor katundaresk. Shih ti! Kështu e ka ofenduar ndër vite Drenicën propaganda zyrtare e Beogradit. Primitive. Katundareske etj. u tha se në këtë mënyrë e ka ofenduar Drenicën ndër vite propaganda e Beogradit”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Këto oda, Deliu i quajti të rezistencës, lirisë, pajtimit të gjaqeve, të shtypurve, të vrarëve dhe të masakruarve nga pushteti jugosllav.