Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk guxon assesi të pranojë një statut Asociacioni që shkelë rregullimin ligjor e kushtetues të Kosovës.
Por, se në të njëjtën kohë nuk mund të ikë nga diskutimi për këtë çështje.
“E thashë pak më lart, Qeveria assesi nuk guxon të pranojë çfarëdo statuti asociacioni që shkelë rregullimin ligjor e kushtetues të Kosovës.
Në të njëjtën kohë qeveria nuk duhet të ikë, sepse edhe nuk mund të ikë nga diskutimi dhe eventualisht pajtimi për një draft-statut asociacioni”, ka thënë Hyseni.