Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mbajtur sot afër vetes ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj gjatë pritjes së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Si zakonisht, Berishaj është paraqitur i qeshur teksa ka përshëndetur ministrin kroat.
Martin Berishaj është shndërruar në skandalin më të madh të kësaj qeverie, për shkak të raportimeve të mediave sllovene që e kanë ndërlidhur me keqpërdorime me kompani serbe, që tregojnë me energji elektrike.

Berishaj deri tani nuk ka pranuar të dorëhiqet dhe e ka gëzuar mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe presidentes.