Ish-policit serb Dejan Pantiq i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj

Aktuale

Ish-policit serb Dejan Pantiq i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:41
Dejan Pantiq

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është vazhduar arresti shtëpiak edhe për dy muaj.

Këtë e konfirmoi djali i tij, Predrag Pantiq.

Ai deklaroi se nuk ka detaje lidhur me vazhdimin e arrestit shtëpiak.

Djali i ish-zyrtarit policor theksoi se ka pritur që babait të t’i mundësohej mbrojtja në liri, por kjo nuk ndodhi as kësaj radhe, shkruan Kosovo-Online.

Sipas tij, avokati do të bëjë ankesë se ka pak shpresë se kjo do të pranohet.

Predrag Pantiq, shtoi se ndaj babait të tij nuk ka prova të paraqitura.

Ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Sipas tij gjendja shëndetësore është e ndryshueshme por stabile.

Dejan Pantiq, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar.

Pantiq, akuzohet se ka sulmuar zyrat komunale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat