Draft-vizioni i propozuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e fundit me palën serbe në Bruksel ka përplasur ashpër kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimin me komentatorin politik Blerim Gashin.
Ibrahimi ka insistuar se një dokument i tillë fillimisht do të duhej të shkonte në Gjykatën Kushtetuese ku edhe do ta merrte edhe logon e Republikës, e pastaj i njëjti të propozohej në Bruksel.
“Po të ishte përcjell procedura e marrëveshjes tripalëshe, një dokument nuk kish guxu me shku në Bruksel për tu diskutuar, përpara se me shku në Gjykatën Kushtetuese. E kishe dërguar një dokument me logo të shtetit të Kosovës. Është obligim i Qeverisë. Tash është vonë, se ka shku në Bruksel.”, tha Ibrahimi.
Ai ka shtuar se për këtë do të duhej të respektohej procedura e marrëvshjes tripalëshe Kosovë-Serbi me BE-në si ndërmjetësuese.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Gashit i cili e kundërshtoi Ibrahimin duke i thënë se është pala kosovare ajo që është në negociata e jo BE-ja.
“Punë e madhe që po thotë Borelli e Lajçaku. Le të merren me shkeljet e Serbisë pastaj le të merreth me Ekipin Menaxhues që prodhon statute. Brukseli është ndërmjetësus, në negociata është Kosova e Serbia.”, i tha Gashi – Ibrahamit.