Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se partia në pushtet po e sheh rendin kushtetues të Kosovës si kërcënim.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm.
Siç thotë ajo Kushtetuta nuk është kërcënim por mendësia totalitare është.
“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim. Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, ka shkruar Çitaku.