Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratës së Besnik Bislimit, që ikja e qytetarëve nga Kosova është “diçka normale”.
Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se ikja e qytetarëve nuk është betejë politike por shqetësim për shoqërinë.
“Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike, është shqetësim për shoqërinë dhe duhet të na bëjë bashkë të gjithëve.
Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria së paku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme?
Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore. Mjerisht nuk i ka më!?”, ka shkruar ajo.