Shala i PSD-së: Konjufca nuk ka fuqi ta ndalë dialogun

Aktuale

Shala i PSD-së: Konjufca nuk ka fuqi ta ndalë dialogun

Më: 10 maj 2023 Në ora: 17:36
Asdren Shala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 8 maj, kishte deklaruar se Kosova nuk ka çfarë të kërkojë në dialog me Serbinë, nëse zgjidhja apo marrëveshja potenciale nuk e ka bazë Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është nëse respektohet Kushtetuta, përndryshe Kosova nuk ka interesa ta vazhdojë dialogun me Serinë.

Lidhur me këtë deklaratë, Asdren Shala nga radhët e Partisë Socialdemokrate, ka thënë se kryeparlamentari Konjufca nuk ka fuqi ta ndalë procesin e dialogut dhe sipas tij, ai ka dhënë vazhdimisht deklarata të tilla që nuk janë mbajtur.

“Deklarata e Glaukut është në natyrën e deklaratave të zakonshme që diçka tjetër ndodhë në dialog diçka tjetër mundohet Qeveria me na e shitë neve këtu në Kosovë. Për ne është e parëndësishme, për ne problemi është si do të jetë epilogu, e që ne e kemi analizuar që do të jetë i dëmshëm”.

“Një person që disa herë me deklarata të veta, i ka shkelë apo i ka tërheqë fjalët e veta 20 herë pse me besu që të 21-tën herë e ka saktë. E kemi pa që ka thënë “Asociacion as asi as ksi”, tash ka dalë mas dy viteve po thotë që ky dialog qenka i keq. Është lojë e famshme, Qeveria ka kriju univers paralel, jo duke u marrë me probleme reale, ka kriju univers apo klimë tjetër me ndodhë diçka tjetër me shitë. Nuk ka fuqi Glauku me lënë dialogun ose shkon te shtëpia”, ka deklaruar Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat