Çitaku kujton migrimin kur ajo ishte ministre: Ja si po e trajton Qeveria sot atë

Aktuale

Çitaku kujton migrimin kur ajo ishte ministre: Ja si po e trajton Qeveria sot atë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:52
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, se ikja e qytetarëve nga Kosova është normale.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur Kosova përballej me një valë të madhe të migrimit dhe ajo ishte Ministre e Integrimeve Evropiane.

Çitaku ka thënë se nga presidentja e deri te kryetarët e komunave të tërë kanë qenë në terren për të diskutuar, për ta trajtuar këtë sfidë, por që sot trajtohet nga qeveria në mënyrë tallëse dhe përbuzëse.

Postimi i saj i plotë:

Si sot e kujtoj kohën kur Kosova përballej me një valë të madhe të migrimit. Unë isha Ministre e Integrimeve Evropiane.

Sikurse që mbajë mend se atëbotë bartësit e institucioneve të Kosovës, duke filuar nga Presidentja Jahjaga e deri tek secili Kryetarë Komune, ishim në teren, në fshatëra a qytete, për të diskutuar. Ne e pranonim dhe e trajtonim si sfidë dhe si shqetësim. Mundoheshim së paku të dëgjonim.

Ndërkohë që sot, migrimi trajtohet nga Qeveria në mënyrë tallëse dhe përbuzëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat