Adrian Çollaku ka deklaruar se LDK-ja ende mbetet e papozicionuar me qëndrimet e saj përballë marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Çollaku madje tha se LDK-ja e mbështeti njëanshëm qeverinë karshi kësaj temë derisa u dakordua marrëveshja e Ohrit, dhe qëndrimet e kryeministri Kurti se e ka seriozisht çështjen e dialogut.
“LDK-ja nuk e ka të qartë pozicionin për Asociacionin. LDK e PDK kanë dalë ‘hajgarexhi’ në këtë temë. E kanë mbështetur njëanshëm, derisa e kanë pa që Kurti se ka seriozisht edhe kanë shpresu ndoshta ky tërhiqet dhe e rrëzon Amerika.
Harrone që Albin Kurtin e rrëzon Amerika. Albin Kurtin e rrëzon vetëm Albin Kurti. Në momentin që Kurti shkoi në Ohër dhe e bëri marrëveshjn, thanë jo valla marrëveshja s’është bash e mirë.”, u shpreh Çollaku.