Dokumentet që po shqyrtohen për krijimin e Asociacionit

Aktuale

Dokumentet që po shqyrtohen për krijimin e Asociacionit

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:55
Ilustrim

Dy dokumente po synohet që të shtyhen përpara në kuadër të dialogut, e që kanë të bëjnë me Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Qeveria, këmbëngulë se do të mbështesë dhe diskutojë vetëm mbi bazën e dokumentit që e ka propozuar kryeministri Kurti, për të cilin thotë se është i bazuar në modelin kroat. Por, opozitari, Enver Hoxhaj nga PDK, thotë se ka frikë që Kurti do të pranojë sërish kompromise të reja.

Zbatimi i marrëveshjes së arritur mbi planin evropian për normalizimin, përfshinë edhe fazën më kritike në procesin e dialogut.

Për zbatimin e asociacionit, si një prej pikave më të nxehta, në tavolinë janë dy dokumente: drafti i ekipit menaxhues, i cilësuar nga partia më e madhe në pushtet edhe si draft fashist, dhe draft-vizioni i kryeministrit Kurti. Për këtë të fundi ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Kosova zyrtarisht duhet ta hartoj një draft mbi bazën e vizionit të kryeministrit Kurti.

Në një përgjigje për Tëvë1 nga Qeveria e Kosovës thonë se  modeli i propozuar nga Kurti në takimin e 2 majti, është i bazuar në modelin kroat për pakicat.

“Ne besojmë që propozimi i ynë mundëson që të ndërtojmë diçka të re, të drejtë dhe të dobishme për të gjithë. Ai bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare. Kroacia është shtet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Me Kroacinë ndajmë një të kaluar të përbashkët me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërkohë që si shtet aspirojmë të jemi anëtare edhe e BE-së edhe e NATO-s. Për më tepër, një model i tillë është pranuar në të kaluarën nga Serbia”, thuhet nga Qeveria.

Për mundësinë që të diskutohen dy drafte në dialog për asociacionin, Enver Hoxhaj nga PDK thotë se negociatat e pranojnë një qasje të tillë, të ballafaqimit të platformave. Ai thotë se ka frikë që Kurti do të lëshojë pe në qëndrimet e tij.

Për asociacionin pritet të diskutohet edhe në takimin e së enjtes që i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajcak do të ketë në Prishtinë me kryeministrin e vendit Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat