Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se opozita po kritikon qeverinë për Asociacionin, edhe pse kanë qenë vetë ata që e kanë sjellë atë.
Duke folur për Marrëveshjen Bazike, Avdyli tha se pushtetarët po mundohen që ta minimizojnë dëmin e nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit 10 vite më parë.
“Na kanë lënë kopilin tek dera, e gjuajnë gur prej bregut”, thotë Avdyli.
“Në anën tjetër, kjo marrëveshja me të gjitha të këqijat që i ka, ne na duhet të gjejmë modalitete që nuk na dëmtojnë”, shtoi ai.