Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.
Një trend i tillë sipas saj është duke ndodhur edhe në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht në Spitalet rajonale, ku siç thotë Kadrijaj braktisja e vendit të punës nga ta po ndodhë për shkak të arrogancës së madhe të drejtorëve.
“Sipas disa statistikave dhe raportimeve mbi 100 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën. Ky është një trend i keq sepse nëse vazhdon si i tillë, nuk e di se kush do të mbetet në Kosovë. S’janë duke ikur vetëm të rinjt, por edhe mosha e mesme e profesionistët.
Mjekët po e lën punën e po shkojnë në privat për shkak arrogancës së drejtorëve në QKUK, për shkak të mosbashkëpunimit e klimës kolegiale. Është shqetësuese.”, u shpreh Kadrijaj.