Krasniqi-Bislimit: Tentativë e radhës për t’i mashtruar qytetarët, po tentoni t’i hidhni hi syve

Aktuale

Krasniqi-Bislimit: Tentativë e radhës për t’i mashtruar qytetarët, po tentoni t’i hidhni hi syve

Më: 11 maj 2023 Në ora: 01:06
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka folur për deklaratën e zv/kryeministrit Besnik Bislimi, për migrimin.

Ky i fundit, sot në raportimin e tij në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se ikja e qytetarëve nga Kosova është normale dhe se ata po ikin për një jetë më të mirë.

Lidhur me këtë, Krasniqi thotë se është një tentativë e radhës për t’i mashtruar qytetarët, derisa shton se Kosova gjatë qeverisë Kurti është goditur më shumë nga largimi i qytetarëve.

Ajo çfarë ka deklaruar z. Besnik Bislimi, është një tentativë e radhës për të mashtruar qytetarët, se kinse largimet janë shndërruar në një trend edhe në vendet tjera. Fatkeqësisht, Kosova është goditur shumë nga largimi i të qytetarëve në këto dy vitet e qeverisjes Kurti, gjë e cila vërehet edhe me mungesën e fuqisë punëtore”, vlerëson ajo.

Deputetja thekson se zhgënjimi i qytetarëve është aq i madh ndaj Qeverisë, e cila po tenton t’iu vë atyre hi syve, teksa shton se vështirë se ikjet masive të qytetarëve nga vendi të ndalen.

“Zhgënjimi i qytetarëve është i madh me këtë qeveri e cila ende synon që përmes metodave të saja me të cilat ka ardhur në pushtet duke manipuluar e mashtruar që edhe më tutje t’iu vendos hi syve qytetarëve, por e kanë të kot sepse realiteti është i njohur për të gjithë. Kjo qeveri ka kthyer vendin me dekada mbrapa, në të gjitha aspektet, prandaj edhe ikjet janë masive dhe vështirë se do të ndalen”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat