Miroslav Lajçak takohet me Bedri Hamzën sot në orën 11:00

Aktuale

Miroslav Lajçak takohet me Bedri Hamzën sot në orën 11:00

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:14
Miroslav Lajçak

Në orën 11:00 emisari i BE-së, Miroslav Lajçak do të takohet me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Arian Tahiri.

“Po, takimi nis në orën 11:00”, tha shkurt ai.

Tahiri refuzoi të tregojë se për çfarë tema do të diskutojnë Lajçaku e Hamza.

Ndërkaq, Lajçak sot në mëngjes është takuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, derisa më pas vazhdon për në Beograd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat