Avokati Tomë Gashi në një postim në rrjete sociale, ka drejtuar tri pyetje lidhur me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Gashi ka pyetur se kujt i ka penguar Krasniqi, kujt i ka leverdisur arrestimi i tij dhe kujt po i pengon lirimi i tij.
Në fund, avokati Gashi ka thënë se në këtë mënyrë po duan ta ngacmojnë klientin tjetër të tij, ambasadorin Martin Berishaj.
POSTIMI:
3 pyetje per rastin e z. Nagip Krasniqi:
(1) Kujt i ka penguar ai?
(2) Kujt i ka leverdisur arrestimi i tij?
(3) Kujt po i pengon lirimi i tij?
Nuk ka e as nuk ka pasur asnje arsye per paraburgimin e z. Krasniqi, por ka shume arsye qe ai te lirohet sa ma shpejt.
Gjykata e Apelit i ka anuluar dy prej tri arsyeve per te cilat z. Krasniqi i eshte caktuar masa e paraburgimit. E vetmja arsye qe ka mbetur eshte kinse mundesia e ndikimit ne deshmitare, te cilet jane permendur me emra dhe mbiemra. Si eshte e mundur qe te ndikoje ne deshmitare kur te njejtit kane dhene deklarata ne Polici, kurse Prokuroria, per keto 20 dite nga arrestimi i z. Krasniqi, ka pasur mundesi qe t’i marre ne pyetje perseri per (mos) ta zvarritur proceduren?
Ekipi mbrojtes i z. Krasniqi ka dorezuar ankese (kerkese per mbrojtje te ligjshmerise) ne Gjykaten Supreme dhe tani Gjykata Supreme duhet te vendose drejt - ta liroje sa me shpejt qe eshte e mundur z. Krasniqi dhe ta permiresoje nje padrejtesi te (pa)qellimshme qe e kane bere Prokuroria dhe Gjykata, te cilet e dine se me veprimet e z. Krasniqi jane shpetuar miliona euro dhe nuk eshte krijuar asnje dem sepse asnje cent nuk i eshte paguar asnje kompanie/firme ne tenderet njeburimor. Nese nuk me besoni mua, si avokat i z. Krasniqi, besoni Gjykates se Apelit - sepse ajo thote keshtu ne vendimin e saj.
Nuk duhet me qene jurist i foooorte per ta kuptuar qe nuk ka veper penale nese nuk ka asnje dem. Demi me i madh qe dikush deshiron ta krijoje qellimisht, eshte qe permes rastit te z. Krasniqi ta godasin Levizjen Vetevendosje!, ta godasin imazhin super te mire te Kryeministrit z. Albin Kurti, e nga pak ta ngacmojne klientin tim z. Martin Berishaj - per te cilin nuk ka asnje dyshim qe te kete bere ndonje veprim te kunderligjshem.