Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili dje ikjen e qytetarëve e ka cilësuar si gjë normale.
Ai ka rikujtuar qëndrimet e mëhershme të VV-së, që largimin e qytetarëve të Kosovës e vlerësonte si tragjedi për vendin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Sherifi ka shkruar se në funksion të qëndrimit në pushtet zyrtarët e pushtetit janë në gjendje të normalizojnë edhe tragjedinë
“Normalizimi i tragjedisë! Ikjen e qytetarëve nga Kosova në kohën e qeverive të mëparshme VV-ja opozitare e quante Tragjedi. Tani të njëjtit njerëz, por tashmë nga pozita e pushtetit, të njëjtin veprim, ikjen e qytetarëve nga Kosova, qeveria e VV-së e quan diçka normale! Pra, në funksion të qëndrimit në pushtet këta janë në gjendje të normalizojnë edhe tragjedinë!”, ka shkruar Sherifi.