Quni: Dihet se Beogradi i përdorë strukturat e dhunshme që i udhëheqë për t’i penguar institucionet tonaI

Aktuale

Quni: Dihet se Beogradi i përdorë strukturat e dhunshme që i udhëheqë për t’i penguar institucionet tonaI

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:21
Anton Quni

Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh anëtar në Komisionin për Çështjen e Sigurisë, Anton Quni ka folur lidhur me situatën aktuale në veri.

Quni thotë se nga Beogradi është e pritshme që t’i përdorë strukturat e dhunshme për t’i cenuar institucionet e Kosovës për sundim të ligjit në territorin e saj.

“Tanimë, nga përvojat e të kaluarës, por edhe nga faktorët e ndryshëm ndikues në ambientin e sigurisë, e në veçanti në veri të Kosovës, është e ditur se Beogradi mund t’i përdorë strukturat e dhunshme që i kontrollon dhe i udhëheq, për të cenuar dhe sabotuar përpjekjet institucionale të Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e saj”, u shpreh Quni.

Dihet se në veri grupet kriminale të udhëhequra nga Vuçiqi përdorën për të tensionuar situatën atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat