Zeqiri thotë se Bishevac mund të ketë qenë i kërcënuar nga politikanët e Serbisë

Aktuale

Zeqiri thotë se Bishevac mund të ketë qenë i kërcënuar nga politikanët e Serbisë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:52
Izmir Zeqiri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur sot në takim kryetarët e rinj të katër komunave veriore të Kosovës.

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tregoi se kryesisht gjatë takimit me ministrin Krasniqi kanë biseduar për aktet ligjore dhe disa detaje të vogla teknike.

“Kemi biseduar ligjërisht për aktet ligjore. Tashmë dihet që ne nuk e kemi më dokumentacionin e duhur në duar, disa prej dokumentacioneve kanë mbetur në zyrat e ish-kryetarëve. Por, kur të bëhet ky pranim dorëzimi dhe të merren të gjitha legjislaturat që kanë pasur kryetarët e komunave. Domethënë, ishin këto detaje, në mungesë të disa detajeve të vogla, kryesisht teknike. Meqenëse janë disa detaje të vogla që nuk ndikojnë shumë në këtë proces. Neve na duhet dakordim edhe në nivelin lokal, i harmonizuar me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe me Qeverinë gjithashtu”, deklaroi Zeqiri në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a e kanë diskutuar çështjen e qasjes në objektet komunale, Zeqiri vlerësoi se në këtë drejtim duhet vepruar me një maturi mjaft të madhe.

“Nuk duhet të ketë ndonjë shqetësim. Do të marrim vendime të mira, e të harmonizuara”, shtoi tutje Zeqiri.

Ndërkaq, lidhur me dorëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Slavisha Bishevac, Zeqiri tha se ka mundësi të ketë qenë i kërcënuar nga përfaqësuesit politik të Serbisë.

“Tani po shihen të gjitha pengesat që po bëhen në këto komuna, duke filluar nga bojkotimi i akterëve të komunitetit serb. Mirëpo, unë nuk e di se si mund të ndikohesh nga një shtet tjetër, kur ndihesh krenar me atë çka je. Mund të kuptoj që është frikësuar, por është çështje e tij”, deklaroi Zeqiri më tej.

Madje sipas tij, serbët të cilët jetojnë në Kosovë, duhet të ndihën më krenarët.

“Ligji i Kosovës e mundëson që secili qytetar të ndihet krenar, të jenë të lirë me kulturën e fenë e tyre”, theksoi Zeqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat